E bujshme, Candreva udhëton drejt Premier League-s

Antonio Candreva po e kërkon largimin nga Inter që tani në merkaton e janarit.

Mesfushori italian nuk po luan rregullisht dhe kjo ka bërë që West Ham të monitorojë situatën e tij.

Skuadra londineze ka arritur marrëveshje me agjentin e Candrevas, ndërsa transferimin mund të kompletohet qysh në këtë javë.

West Ham do t’i paguajë Interit rreth 15 milionë euro plus bonsuet për shërbimet e mesfushorit.