Çfarë po ndodh në jetën e Chris Brown?
Chris Brown po përballet me një periudhë shumë të vështirë në jetën e tij. Pas përballjes me akuza për përdhunim ndaj modeles franceze, tani atij i ndodh një tjetër ngjatje e rëndë.
Sot, ai është njoftuar se shtëpia ku qëndron vajza e tij e vogël është grabitur. Dikush hyri në apartamentin e Nia Guzman, nëna e 4-vjecares Royalty, raporton TMZ.
Thuhet se hajdutët kanë marrë disa canta dhe këpucë të Nias, vajzës së saj të madhe dhe Royalty. Ish-partnerja e Chris Brown beson se dikush e ka ndjekur pasi grabitja është bërë pikërisht kur shkoi të vizitonte nënën e saj.
Fatmirësisht nuk është raportuar asnjë person i lënduar dhe vajza e reperit është mirë. Nuk dihet nëse është ndonjë hakmarrje ndaj reperit nga modelja franceze, dëshmia e së cilës për përdhunim u hodh poshtë nga policia për mungesë faktesh.