Babai i De Jong: Leo e mori në telefon, por nuk kuptohej sepse nuk flet anglisht

Frenkie de Jong  është blerja më e fundit e Barcelonës.

Rreth lëvizjes së bujshme ka folur edhe babai i futbollistit i cili në një radio holandeze ka treguar që Lionel Messi e kishte telefonuar birin e tij për ta bindur që të transferohet te Barcelona.

Kush e telefonoi Frenkien për tu transferuar te Barcelona? “Messi. Por ishte e vështirë për ta kuptuar sepse Messi nuk flet anglisht.”

Frenkie de Jong që nga data një korrik e këtij viti do të jetë lojtar i Barcelonës.