Pas penalltive, Chelsea kualifikohet në finale të EFL Cup

Chelsea është kualifikuar për në finale të EFL Cup duke eliminuar Tottenhamin vetëm pas gjuajtjeve të penalltive.

Blutë kaluan fillimisht në avantazh me anë të N’Golo Kante në minutën e 27’, ndërsa Eden Hazard dyfishoi shifrat në minutën e 38’.

Por, Tottenham reagoi në pjesën e dytë duke ngushtuar rezultatin në 2 me 1 me anë të Fernando Llorente.

Gjatë 90 minutave rezultati qëndroi i pandryshuar duke detyrua skuadrat t’i drejtohen penalltive pasi në ndeshjen e parë Tottenhami e fitoi me rezultatin 1-0, ndërsa në "Stamford Bridge" takimi përfundoi në 2-1.

Chelsea u tregua më e saktë nga gjuajtja e penalltive, duke shënuar katër, ndërsa rivali i tyre lokal shënoi dy.

Blutë nga Londra kaluan në finale të EFL Cup, ku do të përballen me Manchester Cityn që mbrëmë e eliminoi Burtonin.