Ideja e ndryshimit të kufijve, Tahiri: Bushati u shkarkua se ishte kundër Ramës

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, gjatë intervistës së saj për ABC News bëri një deklaratë të fortë kur tha se Ditmir Bushati u shkarkua si Ministër i Jashtëm për shkak të qëndrimit të tij kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Shqipërisë. Një qëndrim që binte ndesh me dëshirën e Kryeministrit Edi Rama.

“Shqipëria është prononcuar për idenë e ndryshimit të kufijve, vetë Presidenti Meta, Partia Demokratike, lideri historik Sali Berisha, ish-ministri i Jashtëm Bushati, i cili jo vetëm se ishte i qartë, por më duket se humbi detyrën për këtë punë”, tha Tahiri.