Mema i lumtur pas fitores: Një hap i sigurt drejt kualifikimit

Menjëherë pas ndeshjes, trajneri i Tiranës, Ardian Mema u shpreh i lumtur për fitoren ndaj Flamurtarit.

Në një intervistë për “SuperSport” ai beson se skuadra e tij është shumë pranë kualifikimit në fazën tjetër të Kupës së Shqipërisë.

"Aspekti psikologjik është i pari. Me këtë ndeshje ekipi e ka filluar mirë. Ka problem prapë, futboll i tillë është. Ekipi është në moment të mirë. Ka specifikën e vet. Për fillimin  këtij viti jam i kënaqur. Mendoj se ekipi ka bërë hap të sigurt drejt kualifikimit. Golat u bënë edhe me fat, por që patëm edhe mundësi të tjera. Vlora është ekip i fortë", tha ai.

Objektiv Kupa?

Kupa të çon edhe në Europë, ndoshta mund të jetë kjo rrugë që do na çojë në Europë. Duhet të jemi më këmbëngulës akoma dhe do t’ia dalim.

Merkato?

Këto ditë presim të reja. Po pres afrime. ekipi ka nevojë për lojtarë. Kanë ikur 2 dhe duhen zëvendësuar. Në ditët në vazhdim do të ketë të reja.