Zhdukja e futbollistit, policia përfundon kërkimet për ditën e sotme

Janë ndaluar kërkimet për futbollistin e humbur argjentinas, Emiliano Sala.

Policia e Guernsey ka tre ditë që po e kërkon, Salan por nuk kanë arritur që të gjejnë ndonjë gjurmë të aeroplanit.

Argjentinasi ishte në aeroplanin që po udhëtonte nga qytetin francez Nantes në drejtim të qytetit uellsian Cardiff.

Gjatë udhëtimit aeroplani i ka shkëputur kontaktet me qendrat ajrore dhe nuk dihet ende asgjë për fatin e tyre.