Lionel Messi ka marrë vendimin për Kombëtaren

Lionel Mesi do të rikthehet te Kombëtarja e Argjentinës në ndeshjen miqësore kundër Venezuelës, më 22 mars, pas pothuajse nëntë muajsh mungese.

Lojtari i Barcelonës ka luajtur ndeshjen e fundit këtë verë në Botëror kundër Francës në humbjen 4-3, që skualifikoi Argjentinën nga ky kompeticion.

Lajmin e bën të ditur “Goal.com”, që zbulon se kjo miqësore e Albicelestes që do të luhet ndaj Venezuelës në “Wanda Metropolitano”, stadiumin e Atletiko Madridit.

Gjë që do të thotë se Messi nuk do të duhet të udhëtojë shumë për të përfaqësuar sërish Kombëtaren.

Messi ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht kur do të kthehet përsëri në fushë me Argjentinën, por kjo media ka arritur ta zbulojë rikthimin e tij të mundshëm.