Luhet Tirana-Flamurtari që u shty dje prej shiut, ky është rezultati
Ka përfunduar sfida mes Tiranës dhe Flamurtarit e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.
Takimi ka startuar në minutën e 25-të, pasi u ndërpre ditën e djeshme nga shiu.
Tirana është treguar më efikase duke realizuar 2 herë në minutat e mbetura të pjesës së parë, kur fillimisht Ngo në të 37-tën dhe më pas 3 minuta më vonë Hoxhallari vendosën sfidën.
Flamurtari do të tentojë pas 2 javësh në fushën e tij për të përmbysur këtë dizavantazh.