Mesazhi i koduar i Knut Fleckenstein për Bushatin: Rrugët tona…

Duket se shkarkimi i dhunshëm që Edi Rama i ka bërë Ditmir Bushatin nga posti i ministrit të Jashtëm, nuk është pritur mirë as nga faktorë të rëndësishëm ndërkombëtar.

Eurodeputeti  Knut Fleckenstein, i cili njihet edhe si “kujdestar: për avancimin e Shqipërisë drejt BE-së, i ka dërguar së fundmi Bushatit një mesazh 'të koduar'.

'Faleminderit për bashkëpunimin shumë të mirë! Unë shpresoj, ne do të takohemi sërish. Herët a vonë rrugët tona do të kryqëzohen prapë. Dhe unë po pres për këtë moment', shkruan Fleckenstein.