Piatek prezantohet te Milani, bën premtimin e madh për Championsin

Krzysztof Piatek u prezantua në një konferencë për shtyp si lojtari më i ri i Milanit.

Pranë tij ishin Ivan Gazidis, Paulo Maldini dhe Leonardo, teksa sulmuesi polak u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Pesë muaj më parë në Seria A me Genoan, sa ka ndryshuar te ju që nga ajo kohë?

Kur arrita në Genoa, dëshiroja të tregoja diçka të mirë në Serie A. Është e rëndësishme për mua të shënoj, por këto muajt e parë nuk më kanë ndryshuar.

Çfarë ndjetë në momentin e transferimit?

Të jesh në Milano është një nder i madh, mund të them diçka këtu para mikrofonit, por përgjigjja duhet të jepet në fushë. Pastaj, duke u paraqitur pranë dy legjendave si Leonardo dhe Paolo Maldini është një ëndërr.

A keni një ëndërr për të realizuar me Milanin?

Të luaj në Champions League si protagonist.

A nuk të tremb kjo aventurë e madhe?

Unë kam lindur i gatshëm. Unë do të bëj gjithçka për të çuar Milanin në Champions League. Mund të them se do të luftoj në fushë, do të luftoj për Milanin dhe do të jap gjithçka.

A keni menduar me të vërtetë që veshja e fanellës së Milanit do të ishte një ëndërr e realizueshme? A ka ndonjë yll nga e kaluara për të cilën jeni frymëzuar?

Ishte një ëndërr e madhe, të cilën unë nuk besoja se mund të ishte e realizueshme. Lidhur me legjendat e gjalla, kam pranë meje një që unë e kam admiruar kaq shumë (shikoni nga Maldini dhe buzëqesh).

Te Genoa ju keni patur deri tani tre trajnerë. Këtu ju gjeni Gattuson. Çfarë prisni?

Në Genoa sezoni ka qenë i trazuar, por futbolli është ky. Unë pranoj çdo gjë, dua të stërvitem fort dhe ndryshimi i tre trajnerëve nuk ishte problem.