VIDEO/ Prela u kap me të dyja duart në shkelje të ligjit, Rama po e mban për shkak të dosjes 339

“Kryeprokurorja është kapur me të dyja duart në shkelje të ligjit ndërkohë që organet e vetingut po mbajnë standarte të dyfishta”.

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike Çlirim Gjata ka reaguar ashpër ndaj mosndëshkimit të Donika Prelës, Kryeprokurore e Krimeve të Rënda, nga organet e vetingut.

Kemi një shkelje shumë të rëndë të Prelës në familjen e saj, dhe ajo nuk duhet të qëndrojë asnjë moment në detyrë, tha Gjata, i cili evidentoi nga ana tjetër edhe mbështetjen politike që Edi Rama poi  jep Prelës.

Prela ka në dorë dosjen 339, me përgjimet e Vangjush Dakos me kriminelë, dhe për këtë arsye Kryeministri do ndërhyjë fort që ta mbajë Prelën në detyre., tha Gjata në reagimin e tij.

Gjata iu referua seancës dëgjimore në KPK ndaj Prelës, ku komisioni zbuloi se për disa vite, bashkëshorti i Prelës nuk ka paguar taksat mbi pagën pasi ka punuar në të zezë si inxhinier ndërtimi në një kompani private.

Ai u ndal edhe te arsyetimi i shefes së Krimeve të Rënda, e cila gjatë debatit me përfaqësuesin e ONM-së në seancën dëgjimore, u shpreh ajo dhe bashkëshorti i saj kishin jetuar në Shqipëri dhe jo në ndonjë vend të BE-së, ku marrëdhëniet e punës fillojnë dhe mbarojnë në mënyrë të ligjshme. “Bashkëshorti im ka nënshkruar një kontratë dhe i është përmbajtur detyrimeve të saj. Legjislacioni shqiptar ngarkon me përgjegjësi punëdhënësin për detyrimet dhe nuk ka asnjë dispozitë që tregon se tatimi në burim mund të paguhet në mënyrë vullnetare”.

Por, sipas Gjatës, po zbatohet një standard i dyfishtë, në trajtimin e biznesmenëve para ligjit dhe në vetë seancën e rivlerësimit të njerëzve të drejtësisë.

“S’është çështja e realitetit, po 2 standartizimi. Pse për bashkëshorten e Perlës, njishi i drejtësisë, që duhet te zbatojë ligjin e para, nuk zbatohet”, tha Gjata.

“Bashkëshorti i saj falet kur s’paguajnë taksat. Pse disa biznesmenë u arrestuan pak ditë më parë për çështje taksash? Biznesmenët që s’kanë përkrahje politike arrestohen”, shtoi Gjata.