Kriza e Monacos/ 48 orët vendimtare për Thierry Henry

Thierry Henry duket se po dështon në përpjekjen e tij për ta shpëtuar sezonin e skuadrës së Monacos.

Pas vetëm tre muajve në detyrë, ai është afër që të përshëndetet me stolin e skuadrës nga Principata.

“Mirror” shkruan se Henry është afër që ta humbë vendin e tij të punës, si pasojë e startit të tmerrshëm në karrierën prej trajneri.

Përgjigjen për të ardhmen e tij, francezi do ta marrë në 48 orët e ardhshme.

Befasi edhe më e madhe është se po konsiderohet rikthimi i Leonardo Jardim, i cili u shkarkua në muajin tetor.