FOTO/ Manchester United humbet prej Mourinhos, kalohet nga Reali dhe Barcelona

Rezultatet e dobëta të Manchester Unitedit gjatë kohës sa ishte trajner Jose Mourinho, kanë bërë që Real Madridi të zërë vendin e parë si klubi që fiton më shumë para në Europë.

Gjatë viteve të fundit, këtë pozicion e kishin mbajtur vazhdimisht “Djajtë e kuq”.

Për më tepër, Manchester Unitedin tani e ka kaluar edhe Barcelona, që radhitet në vend të dytë.

“Djajve të kuq” u është afruar edhe rivali i qytetit, Manchester Cityt, i cili megjithatë mbetet i pesti, pas Bayern Munchen.

Përfitimet e Manchester Unitedit u ngritën pasi klubi u kthye sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve. Mirëpo, kjo rritje ishte vetëm për dy për qind, më e vogël se klubet e tjera në Top 5 të kësaj renditje.