Piatek bën surprizën e parë te Milani

Teksa është zyrtarizuar kalimi i Krzysztof Piatek nga Genoa te Milan, është zbuluar edhe numri që do të mbajë sulmuesi i ri i kuqezinjve.

U mendua që ai do të trashëgonte numrin e lënë bosh me largimin e Gonzalo Higuain, pra numrin 9, por talenti ka zgjedhur një tjetër.

Ai do të veshë fanellën me numër 19, atë që ka mbetur bosh që pas largimit të Leonardo Bonuccit, i cili u rikthye te Juventusi verën e kaluar pas vetëm një sezoni në Milano.

Piatek ka firmosur një kontratë deri në vitin 2023 me Milanin dhe pritet të jetë në fushë që në ndeshjen e radhës ndaj Napolit.