Agjenti serb tenton që të vjedhë protestën e studentëve?

Prej më shumë se një muaji studentët janë në ngritur në protestë për të drejtat e tyre më themelor sa i përket arsimit të lartë në Shqipëri.

Ata kërkojnë nga qeveria shqiptarë që të miratohen tetë kërkesat e famshme tashmë.

Studentët kanë marrë mbështetje masive nga e gjithë Shqipëria duke i mbështetur si moralisht po ashtu edhe fizikisht duke u qëndruar pranë.

Në fillim të protestës ishte dikush që ra në sy pasi dilte shpesh nëpër media duke dhënë deklarata dhe shprehej se kishte ardhur posaçërisht nga Anglia vetëm që të mbështeste studentët.

Ai është Gent Jakupi nga Shkodra, dhe ishte në fillim një ndër më rezistentët e protestës ku ka qëndruar disa net edhe gjatë natës tek kryeministria.

Por më pas ai ka filluar që të përçajë protestën me metoda të ndryshme, madje disa prej studentëve u ka bërë edhe presion.

Pas një investigimi të bërë rezulton që Jakupi është një person që dashuron Serbinë, Putin si dhe  Enver Hoxhën dhe është aty vetëm për përçarje.

Tek studentët sjelljet e tij kanë sjellë hije dyshimi që ai mund të jetë agjent Serb apo Rus.

Prej 10 ditësh ai nuk ishte dukur, teksa sot është shfaqur tek ngujimi në UPT dhe para studentëve ka pranuar se ka marrë para për kauzën.

Për më tepër keni edhe fotot e postime të tij: