Ndihet mungesa e Messit, Sevilla mposht Barcelonën në Kupën e Mbretit

Sevilla ka befasuar të gjithë pasi ka fituar në shtëpi ndaj Barcelonës në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Vendasit fituan me rezultatin 2-0, ndërsa dy golat u shënuan nga Pablo Sarabia (58’) dhe Ben Yedder (76’).

Katalonasit në këtë ndeshje ishin pa Leo Messin, që u la në pushim nga Ernesto Valverde, ndërsa Kevin Prince Baoteng bëri debutimin e tij me fanellën katalonjase.

Ndeshja e dytë në “Camp Nou” do të zhvillohet më 30 janar ku pa dyshim Barcelona do të tentojë të përmbysë rezultatin.