Man.City kualifikohet në finale, portieri kosovar Muriqi luajti titullar

Manchester City është kualifikuar për në finale të Carabao Cup.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka mposhtur 1-0 në transfertë skuadrën e Burton Albion, ndërsa në shtëpi “qytetarët” fituan 9-0.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Aguero në minutën e 26’. Vlen të theksojmë që portieri kosovar, Arijanet Muriqi luajti si titullar.