Të jap dy të vjetra më jep një të re!

Prej vitit 1964, pra, 54 vjet më parë u bë ndryshimi lekut në Shqipëri. Për një kohë të shkurtër gjatë regjimet komunist kur u ndërrua leku, derisa u hoq leku vjetër nga qarkullimi, flitej me të vjetra dhe me të reja.

Në këtë kohë kur flitej kundër "zakoneve prapanike" dhe kundër fesë, Partia i kërkoj atyre që kishin dy gra që njërën ta ndanin dhe të mbanin një.

Shokëve të Partisë, një burrë i moshuar që kishte dy gra, kur Partia i kërkojë së do të mbante vetëm një, ai ju tha:

Ju jap dy të vjetra më jep një të re!

Kanë kaluar 54 vjet dhe shqiptarët akoma nuk kanë arritur të ndajnë mendjen të reja apo të vjetra.

I vetmi vend në botë ku edhe qeveritarët, gjyqet. bankat, televizionet, gazetat, e populli mbarë komunikojnë akoma me të reja e të vjetra me lekun, mendoje se si funksionon ky vend.

Një vend që nuk ka qartësuar lekun për 54 vjet, imagjino si mund të qartësohet në gjëra të tjera...