Grabitja në Memaliaj, gruaja rrëfen tmerrin: Ja si u përlesha, na qëlluan me tytën e pistoletës

Gruaja që u sulmua nga grabitësit një ditë më parë në një grabitje me armë Memaliaj është ende e tronditur. Ajo thotë se autoret ishin dy persona të maskuar dhe pasi hynë në dyqan kërkuan lekët.

Njëri prej tyre qëlloi me tytën e pistoletës tregtarin Mustafa Mustafai.

Kurse e shoqja Thëllëza tentoi t’i heqë kapuçin tjetrit. Ky i fundit e goditi me armë në kokë. Më pas ata u largua nga dyqani me një makinë të bardhë.

Burri 70 vjeçar dhe bashkëshortja pasi morën ndihmën mjekësore në spital u larguan për në shtëpi. Shuma e grabitur sipas policisë është 500 mijë lekë të vjetra dhe një telefon. Policia e Gjirokastrës shoqëroi disa persona, por ende nuk ka ndaluar autorët e grabitjes.