Shtyhet ndeshja Tirana-Flamurtari, ja dita dhe ora kur do luhet...
Terreni i vështirë në “Selman Stërmasi” ka detyruar gjyqtarin Kreshnik Bajramaj të ndërpresë ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë ndërmjet Tiranës dhe Flamurtarit.
Zyrtarë të sfidës morën vendimin që ky takim të rifillojë ditën e nesërme në orën 13:00, shkruan SYRI.net.
Pasi e ndërpreu sfidën në minutën e 25-të, arbitri kryesor i futi të dy ekipet brenda në dhomat e zhveshjeve, dhe pasi biseduan gjithçka me zyrtarët e takimit, u mor vendimi që sot ishte e pamundur të luhej.
Ndeshja do të rifillojë në barazim 0 me 0.