E dhimbshme/ Kuajt e egër po ngordhin nga vapa ekstreme në Australi

Dhjetëra kuaj të egër janë gjetur të ngordhur në Australi. Besohet se ata kanë ngordhur për shkak të vapës së madhe që e ka kapluar shtetin e largët. Një fotograf i ka gjetur më shumë se 20 kuaj të ngordhur në një gropë të tharë në pjesën veriore të Australisë, e cila dikur ishte e mbushur me ujë.

Në fotografinë prekëse që është publikuar në rrjetet sociale shihen kuajt e shtrirë në tokën e thatë, të mbuluar me pluhur dhe degë drunjsh. Komentuesit e fotografisë së publikuar në Facebook, të cilët janë banorë të atij rajoni, kanë thënë se kuajt mund të kenë ngordhur nga dehidratimi dhe nxehtësia e madhe.

Atisiti Ralph Turner thotë se kishte shkuar për të bërë fotografi në këtë zonë në momentin kur e zbuloi skenën shokuese. Ai fillimisht kishte pasur për qëllim që ta shohë nivelin e ujit në puset dhe përronjtë e kësaj zone, por u befasua për të keq kur pa kafshët e gjora.

Australia është përfshirë nga temperaturat shumë të larta gjatë ditëve të fundit. Më shumë se një milion peshq kanë ngordhur në një lumë, ndërsa është raportuar edhe për ngordhje të madhe të lakuriqëve. Meteorologët kanë parashikuar se temperatura do të shkojë deri në 43 gradë gjatë kësaj jave, shkruan “Independent”