Skandali i Unazës së re/ Kërkohet arrestimi i administratorit të DH Albania

Skandali i falsifikimit të dokumentet të DH Albania dhe më pas fitimi i tenderit tek Unaza e re me dokumente false, ka ‘ngrënë kokën e parë’.

Gjykata e Tiranës ka vendosur të japë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për administratorin e DH Albania, Avdjol Dobi.

Ky i fundit ishte edhe njeriu i kontaktit.

Dobi nuk gjendet prej disa ditësh dhe prokuroria ka vendosur që të kërkojë në gjykatë arrestimin e tij.

Vendimi i gjykatës është dhënë në mungesë.

Bëhet fjalë për tenderin e unazës së re, ku një kilometër rrugë është tenderuar nga qeveria e Edi Ramës me 18 milionë euro.