Haradinaj përkujton Isa Boletinin: Na la porosi se atdheu nuk vihet në pazar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar patriotin Isa Boletini, me rastin e shënimit të 103-vjetorit të vrasjes së tij.

Siç ka shkruar Haradinaj, nëse në historinë tonë kombëtare kërkojmë vlerat më të larta atdhetare, ato i gjejmë në figurën e Isa Boletinit.

“Me vet veprimtarinë e tij jetësore na la një porosi, se atdheu nuk tjetërsohet dhe nuk vihet në pazar”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Isa Boletini e identifikoi veten me fatin e atdheut. “Unë jam mirë, kur është mirë Shqipëria” edhe sot duhet të na udhëheqë në kërkimin për të drejtën tonë.

Nëse në historinë tonë kombëtare kërkojmë vlerat më të larta atdhetare, ato i gjejmë në figurën e Isa Boletinit.

Me vet veprimtarinë e tij jetësore na la një porosi, se atdheu nuk tjetërsohet dhe nuk vihet në pazar.

Roje dhe dëshmi është vet prehja e tij në Boletin.

Figura e Isës edhe tani le të jetë shembull për të gjithë se interesi kombëtar e shtetëror vendoset para çdo interesi tjetër. Lavdi e përjetshme!