Bushati i jep Ramës detyrën: Askush se ka monopolin e të vërtetës

Një ditë pasi u betua tek Ilir Meta si ministër i Jashtëm, Edi Rama ka marrë detyrën e re.

Kreu i qeverisë ka shkuar në Ministrinë e Jashtme, ndërsa është pritur në këtë institucion nga ish-ministri Ditmir Bushati.

Në një konferencë për mediat, Bushati i ka dorëzuar Ramës detyrën e ministrit të Jashtëm.

Duke folur në ceremoninë e dorëzimit të detyrës, Ditmir Bushati është shprehur se detyrën e tij e ka bërë vetëm duke u bazuar mbi Kushtetutën.

‘Unë kam punuar gjithmonë duke u bazuar mbi Kushtetutën e Shqipërisë. Jam përpjekur që të dëgjoj edhe të tjerët në diplomaci. Askush nuk e ka monopolin e të vërtetës’, është shprehur gjatë fjalës së tij ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.