FOTO/ Ish e dashura e Faton Shoshit e lidhur me një vajzë?Zbulohen puthjet lezbike

Që prej ndarjes së tij të bujshme nga Era Istrefi, menaxherin Faton Shoshi e kemi parë të rrethuar nga vajza sexy në Instagram.

Mirëpo, për pak kohë, ai u përfol për një lidhje me modelen nga Kosova Gresa Hoti, e cila vijon karrierën e saj në SHBA.

Lidhja e dyshes zgjati për vetëm pak kohë dhe këtë Fatoni e konfirmoi vetë për “Story.al”.

Por, pas ndarjes, bukuroshja duket se i është drejtuar gjinisë së saj.

Në një postim në Instagram, Gresa shihet duke puthur në buzë një vajzë dhe në përshkrimin e fotos shkruan:

“Ne jemi një! Zogu im i vogël, gjysma ime, kudo me mua!”

Po kush është bukuroshja në fjalë që mund të jetë dhe e dashura e Gresës?

Ajo quhet Stefany Summer Cherlier, dikur miss Bullgaria dhe tashmë është modele.

Dy vajzat duket se kanë shëtitur botën bashkë dhe postimet në Instagram-in e Stefany-së shtojë dyshimet për një lidhje të mundshme mes tyre.

Në një urim për ditëlindjen e Gresës pak kohë më parë, Stefany i shkruan publikisht: “Do të gënjeja nëse do të thosha se ti nuk je ‘e duhura’. Gëzuar ditëlindjen engjëll!”

Por afrimiteti mes vajzave nuk u ka shpëtuar as ndjekësve të modeles nga Kosova.

Në postimin e saj të fundit, një komentues ka etiketuar Faton Shoshin duke i thënë se Gresa e “ka turpëruar”, ndërsa një tjetër i shkruan: “Lezbike e nxehtë!”