Mourinho takim me presidentin e gjigantëve europianë

Mourinho mund të marrë drejtimin e Paris Saint Germainit.

Zërat për kalimin e Mourinhos tek PSG janë nxitur nga takimi i portugezit me presidentin e klubit francez.

Palët mësohet të jenë takuar gjatë vizitës së “Special One” në Katar, në vendin ku do të mbahet Kupa e Botës 2022, shkruan “The Sun”.

Trajneri aktual i PSG-së, Thomas Tuchel mund të ndihet në presion, pasi një dështim i radhës në Ligën e Kampionëve do të sjellë largimin e tij nga “Park de Prince”.