FOTO-Skandal/ Deputetja publikon fotot tmerruese se si transportohen pacientët në Spitalin ‘Nënë Tereza’

Deputetia e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka publikuar disa foto skandaloze se si transportohen pacientët në spitalin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, në mes të shiut.

Kjo tregon kushtet skandaloze dhe indiferencën që tregohet nga qytetarëve nëpër spitalet tona, ku në vend që të shkojmë për tu shëruar, sëmuremi akoma më shumë.

Rama ka prej pesë vitesh që thotë shëndetësi falas, por nuk ka akoma as kushte më minimale.

Statusi i saj:

SHËNDETËSIA FALAS???

Transport i pacientit mes shiut, nga urgjenca për te 6 katëshi.

S’bëhet fjalë për ndërtim infrastrukture përkatëse mbrojtëse, por as për minimumin... një mjet mbrojtës nga shiu...

Sepse paratë e shëndetit të qytetarëve shkojnë për koncesionet abuzive të check up, sterilizimit, dializës dhe laboratorëve.

#ShëndetësiaNëFunksionTëOligarkëveJoQytetarëve