Media e huaja: Rama kërkon të kontrollojë median online

Një deputet nga Partia Socialiste e Shqipërisë ka bërë thirrje për kontroll më të madh shtetëror të mediave online, duke dënuar atë që ai e përcaktoi si "propagandë zgjedhore".

Të martën, deputeti Taulant Balla propozoi që faqet e lajmeve të jenë të detyruara të regjistrohen gjatë fushatave zgjedhore dhe theksoi se mediat që nuk e bëjnë këtë, duhen  bllokuar.

"Përdorimi i portaleve të internetit, të cilat  nuk janë të kontrolluara nga Bordi i Monitorimit të Medias për propagandën zgjedhore është i ndaluar", thuhet në një propozim që zoti Balla i ka dërguar  Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative (BIRN).

Sipas një raporti nga BIRN, qeveria shqiptare normalisht hedh dyshime mbi të gjitha lajmet e publikuara në "portale online”.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, të cilët në përgjithësi merr mbulim të favorshëm nga mediat tradicionale, ka përdorur edhe sarkazëm në publikime personale online, duke i quajtur ato "kazane mbeturinash", "sharlatane" dhe "propagandistike".

Propozimi do të conte në një zgjerim të kompetencave të Bordit të Monitorimit të Medias, një komision i formuar në kuadër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përpara zgjedhjeve, me qëllim monitorimin e stacioneve televizive dhe analizimin e shpërndarjes së lajmeve.

Nga ana tjetër,  Darian Pavli, drejtor i programit për Fondacionit “Shoqëria e Hapur Soros” në Shqipëri, gjithashtu një ekspert mbi lirinë e informacionit, thotë se propozimi i zotit Balla do të jenë i vështirë për t'u zbatuar. Sipas tij ky zhvillim mund të jetë shqetësues për lirinë e medias në një vend ku në mediat online janë duke u bërë gjithnjë e më shumë, një burim popullor për lajmet.