VIDEO/ Banorët e Unazës së Re, Ramës: Afrim Qendro nuk mjafton, anulo projektin

Banorët e Unazës së Re, kanë dalë sërish ditën e sotme në protestë duke kërkuar anulimin e projektit korruptim të qeverisë së Rilindjes.

Ata kanë deklaruar se nuk mashtrohen nga lëvizjet e Edi Ramës i cili ka shkarkuar sot nga detyra kreun e ARRSH-së Afrim Qendron.

Sipas tyre Rama mund të emërojë e shkarkojë me qindra drejtorë, por banorët nuk do të tërhiqen nga protesta.

‘Ne nuk tërhiqemi mbrapsht deri sa të anulohet projekti. Nuk kënaqemi dhe as gënjehemi me këto që bën kryeministri duke hequr një drejtor dhe emëruar një tjetër’, deklaruan banorët.

Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe deputetë e opozitës.