", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Tupac është gjallë dhe ka gati një këngë të re, e thotë djali i producentit të njohur

Një tjetër ditë, një tjetër teori për Tupac, një nga reperët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Tani Marion Hugh ‘Suge’ Knight Jr., një ish-producent amerikan, ka çuar edhe më tej pretendimet e tij se reperi Tupac është gjallë.

Ai thotë se Tupac lëre që është gjallë, por edhe është duke e bërë gati një këngë të re.

Gjatë 22 viteve pas vdekjes së tij, Tupac nuk është zhdukur asnjëherë nga industria e muzikës. Në fakt, këngët e tij janë lëshuar më shumë prej se ka vdekur sesa kur ishte gjallë dhe mitologjia e muzikës së tij vazhdon ende.

Megjithatë, disa njerëz gjithmonë kanë insistuar se Tupac nuk ka vdekur. Ka shumë teori që thonë se ai është gjallë dhe madje as edhe një i dyshuar për vrasjen e tij nuk është konfirmuar kurrë.

Suge J Knight, që më herët kishte thënë se Tupac është gjallë dhe jeton në Malejzi, ka publikuar një foto në Instagram duke thënë se aktualisht ai është në studio me reperin legjendar.

Postimi i tij, ka marrë më shumë se 8,000 pëlqime prej se është publikuar.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

This ain’t a joke. #NewDeathRow ??/?? Coming soon.

A post shared by Suge J Knight (@sugejknight) on