Kërkesa e Kosnett ende pa përgjigjie

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë pas takimit me Ambasadorin e SHBA-së, Philip Kosnett dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj, se vendimet e institucioneve të Kosovës, për procese të rëndësishme, do të jenë në interes të qytetarëve dhe në koordinim të plotë me SHBA-të dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë.

Nëpërmjet një deklarate në faqen e tij në Facebook, Veseli ka thënë se Kosova është e vendosur që përjetësisht ta ruajë miqësinë dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo nuk do të ndryshojë asnjëherë.