VIDEO/ A është gjallë Julen? Ndiqeni operacionin e shpëtimit

Media vendase dhe ndërkombëtare po transmetojnë direkt, orët e fundit të operacionit të jashtëzakonshëm të shpëtimit të një fëmije dyvjeçar në Spanjë, Julen Rosello, i cili fatalisht ra brenda një vrime të thellë 100 metra e të ngushtë 25 cm, të dielën e 13 janarit. 

SYRI.net e ka ndjekur ngjarjen hap pas hapi te gjithe ngjarjen e rende qe ka tronditur opionin ne mbare boten.

Me poshte keni pamje nga operacioni i shpetimit:

Kur minatorët e Brigadës së Shpëtimit të Minierave të zbresin në pjesën e poshtme të tunelit, gjatë gërmimit, ata duhet të punojnë në gjunjë ose të shtrihen me ndërrime 40-60 minuta për të gjetur fëmijën. Kështu tha Santiago Suarez, ish-kreu i Brigadës së Shpëtimit të Minierave, që ka ardhur në Totalan, Malaga.

Ministri i Brendshëm i Spanjës, Fernando Grande – Marlaska, vlerësoi sot “përpkjet e nevojshme dhe të merituara” që po bëhen për të shpëtuar Julenin e vogël dhe ka siguruar që vështirësitë në këtë punë po zgjidhen me profesionalizëm.

Pavarësisht nga vështirësitë, ministri beson se “ po ecet përpara” duke shprehur sërish mirënjohjen e tij për punën  e Gardës Civile, institucioneve dhe agjencive të ndryshmme, zyrtarëve kolegë dhe minatorëve të Astuarias, të cilët do të japin “shtytjen e fundit për ta gjetur dhe për ta marrë Julenin”./ar.sh/SYRI.NET