FOTO/ Çudit Linda Halimi: Radio Televizioni Shqiptar më ka akoma borxhe

Vite më parë këngëtarja e cila jeton prej kohësh në SHBA  Linda Halimi mori pjesë në festivalin që organizon Radio Televizioni Shqiptarë çdo fundviti.

Këngëtarja u shpall fituese me këngën e saj ‘World’ që më pas konkuroi në Eurovizion.

Dhe së fundmi këngëtarja ka hapur për të gjithë ndjekësit e saj rubrikën ‘Më pyesni dhe ju përgjigjem’.

Një nga pyetjet që këngëtarja i ka habitur të gjithë më pergjigjen ishte:

A do të rikthehesh në festivalin Kënga Magjike apo në festivalin e  RTSH-së’ dhe Linda i është përgjigjur:

'Të ardhmes si dihet! Por momentalisht RTSH akoma më ka borxhe kështu që sbesoj’ është shprehur Halimi.