Beteja e Doktor(rr)eshë Monës, për të shpëtuar pacientin Rama!

Që kur është hapur kjo loja e doktoraturave të politikanëve, Edi Rama, ka gjetur një ‘lodër’ të re sematike dhe ngazëllehet duke sulmuar një nga drejtuesit e opozitës, Monika Kryemadhin; Doktor(rr)esha kështu, e doktorresha ashtu..

U bë një kohë, që Monika Kryemadhi ‘me qetësi’ dhe herë pas here me fakte dhe emra i kujton Edi Ramës se është në rrezik për jetën e tij si individ dhe njëkohësisht përbën rrezik të madh për Shqipërinë, si kryeministër fuqiplotë që është.

Tema që ka rimarrë Kryemadhi në këto kohë të vështira për Ramën është e vjetër, por sot është bërë alarmante, sepse nuk reflekton më vetëm te gratë që rreh dhe mobiliet që thyen Edi Rama në shtëpinë dhe zyrën e tij.

Bëhet fjalë për një ‘huq’ që ja ka bërë artikulimin dhe hundët, si pompat e fshesave me korrent, që pastrojnë tapetet e hoteleve.

‘Kryeministri ynë është nën efektin e këtyre izotopeve (drogave të rrezikshme). Iu bëj thirrjen mjekëve të PS të marrin fatet në dorë sepse fatet e të gjithëve janë në dorë të një sëmuri psiqik e klinik.

Sot ai është peng i substancave sintetike jo vetëm krimit të organizuar. I bëj thirrje mjekëve të tij, doktoreshë Mira Kaçorrit dhe doktor Perlatit që ta ndalojnë Edi Ramën në rrugën e tij ta fusin në një qendër detoksifikimi ose droga duke patur parasysh sëmundjen e tij, mushkëri e azmë, do i shkatërrojnë çdo ind.

Sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për solidaritet njerëzor’, deklaroi e shqetësuar Kryemadhi pak ditë më parë.

Edi Rama kurrë nuk i është përgjigjur direkt kësaj akuze të vjetër dhe të rëndë, si përdorues kronik i drogave dhe specifikisht kokainës.

Ka refuzuar të tregojë kartelën e tij mjekësore dhe ti nënshtrohet testit të drogës, edhe kur nga opozita kjo gjë është kërkuar që të bëhet me ligj  për të gjithë qeveritarët, deputetët dhe politikanët e rëndësishëm.

Edhe ditën e djeshme në seancën parlamentare, në vend që të përgënjeshtronte denoncimin dhe shqetësimin e ‘doktor(rr)eshë Monës’, deklaroi se do të qëndronte në pushtet deri në frymën e fundit. As Putin e as Erdogan, nuk e kanë thënë publikisht këtë gjë deri më tani.

Gjithsesi nga mënyra se si e trajtoi temën e rrezikut të jetës së tij prej përdorimit të pafre të kokainës, dukej hapur se Rama ishte i shqetësuar dhe i frikësuar. Ndoshta është edhe duke menduar, që të heqë dorë nga ‘pompa’ që vë në përdorim sa herë që i plas ndonjë skandal në oborr, gati çdo ditë.

Dhe nuk ka faj nëse ka nisur që të reflektojë, pasi i rrezikohet jo vetëm shëndeti dhe jeta e tij, por mbi të gjitha fati i pasurisë marramëdëse që ka vënë, vetëm me ‘kursimet’ si emigrant në Francë dhe rrogat si kryetar bashkie e kryeministër.

 Dhe natyrisht për këtë frikë e këtë reflektim, një meritë të veçantë ka edhe ‘doktorreshë Mona’, që kujdeset me përkushtim dhe çdo ditë për pacientin Edi Rama!