FOTO/ Një shans të dytë për Visin? Lori Hoxha përgjigjet troç

Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari janë një prej çifteve më të komentuar të showbiz-it shqiptar, të cilët prej vitesh kishin arritur që ta mbanin marrëdhënien e tyre larg publikut shqiptar.

Por, ditët e fundit është folur gjatë në media se marrëdhënia midis tyre është prishur dhe shkak është një modele. 

Madje edhe në postimet e ndryshme që Lori ka hedhur në Instagram, shumë fansa i kanë komentuar blogeres se e kanë parë Visin me një femër tjetër.

 Për më tepër, Lori dhe Visi nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, një fakt ky që ka përforcuar dyshimet se ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Ndërsa ditën e djeshme të hënën më të trishtë të vitit, Lori Hoxha vendosi që ta kalonte më mënyrën më fantastike.

Në shtëpi me të motrën Sara dhe mikeshën e tyre. Lori u dha mundësinë të gjithë ndjekësve të saj në Instagram, që t’i bënin pyetjet që dëshironin dhe do të merrnin përgjigjet më të sinqerta.

Dhe një prej ndjekësve e pyeti Lorin nëse ajo  beson në shanset e dyta dhe Lori përgjigjet: 'A nuk besojmë të gjithë' duke lënë të kuptohet se trashigimtarja e Top Channel  mund ti japë një mundësi tjetër të dashurit të saj Vis Bajraktarit që të jenë sërish bashkë.