Chris Brown arrestohet në Paris për përdhunim

Dy zyrtarë të Policisë thanë se këngëtari amerikan Chris Brown dhe dy persona të tjerë janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim në Paris pas akuzave të një gruaje për përdhunim. Një prej të arrestuarve është truproja e Brown.

Arrestimi ndodhi të hënën dhe Brows vazhdon të qëndrojë në paraburgim, ndërkohë që Policia po heton akuzën.

Brown ka pasur probleme me ligjin që nga viti 2009, kur ai pranoi se dhunoi të dashurën e tij Rihana.

Ylli 29-vjeçar aktualisht është nën hetim nga Policia franceze pasi një  femër 24 vjeçare deklaroi se ai e kishte sulmuar seksualisht në dhomën e tij të hotelit natën ndërmjet 15-16 janarit.

Vajza tha se se ajo dhe këngëtari u famshëm u takuan në klub pranë les Champs-Elysees. Viktima e dyshuar tha se ajo e ndoqi Brown në hotelin ku ai qëndronte dhe ku e përdhunoi.

Policia hapi hetimin dhe po heton ankesën e 24-vjeçares, ndërkohë që Broën dhe avokati i tij nuk kanë folur mbi akuzën.ar/sh/SYRI.NET