FOTO/ Nuk bindi në Serie A, Interi do të largojë këtë lojtar

Interi do të bëjë disa largime me të përfunduar ky sezon, pasi disa lojtarë kanë dështuar ta tregojnë veten.

Skuadra italiane mori në huazim Sime Vrsaljkon nga Atletico e Madridit, por që nuk do ta shfrytëzojë të drejtën për ta blerë atë.

Mbrojtësi kroat ka dështuar ta tregojë veten, ndaj Interi nuk është i gatshëm që t’i paguajë 17.5 milionë euro për kartonin e tij.

Kështu, zikaltrit do ta kthejnë atë tek Atletico Madridi, ndërsa në verë do të shikojnë për ndonjë opsion tjetër.