Manchesteri nis bisedimet me agjentin e Pogba për rinovimin e kontratës

Nga lojtar jashtë projektit të Manchester United dhe pothuajse i larguar me Jose Mourinhon në stol, në një futbollist të shumëdëshiruar në kampin e “Djajve të Kuq”.

Ai ka rigjetur besimin dhe paraqitjet mbresëlënëse me Solskjaer, duke u kthyer në një lider të ri tek United.

Bëhet fjalë për Paul Pogba, i cili ka gjetur sërish lumturinë te “Djajtë e Kuq” dhe e ardhmja do të vazhdojë të jetë në “Old Trafford”.

Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, drejtuesit e Manchester United kanë nisur bisedimet me agjentin e mesfushorit francez, Mino Raiola, për t’i rinovuar atij kontratën aktuale, e cila i skadon pas 2 vitesh e gjysmë.

Bashkëpunimi mund të zgjatet deri në 2023-in ose 2024-ën, teksa pritet të jetë thjeshtë një formalitet çështja e firmës.