Ja cilin numër do mbajë blerja e re e Barcelonës

Barcelona dhe Sassuolo kanë arritur marrëveshje për huazimin e Kevin-Prince Boateng për pjesën e mbetur të sezonit 2018/19.

Në marrëveshje përfshihet opsioni i blerjes së lojtarit për 8 milionë euro.

Boateng pritet të nënshkruajë sot kontratën dhe të bëjë prezantimin para fansave në Camp Nou.

Sipas medieve spanjolle Boateng do mbajë numrin 19 ku të shkruar do jetë vetëm Prince.