Afera me licencat, shoferët e autobusëve akuzojnë: I përfshirë nipi i Bashkim Finos

Katër operatorë të linjës Gjirokastër – Dropull që e mbajnë gjallë këtë linjë prej dy dekadash, janë gjetur përballë një suprize aspak të këndshme. Ministria e Transporteve ka dhënë licencë aktiviteti një firmë nga Vora për të kryer këtë transport udhëtarësh. Operatorët shprehen se askush nuk i ka kërkuar të bëhen pjesë e një tenderi apo procedure licencimi. Një ditë më parë ata janë konfliktuar me thika dhe sipas tyre ky konflikt do të përfundojë me gjak pasi me këtë punë ushqejnë fëmijët. Sipas tyre tenderi është fituar nga nipi i deputetit socialist Bashkim Fino.

Këta operatorë disponojnë një licencë aktiviteti i të cilëve përfundon në vitin 2027 dhe krejt papritur kjo licencë ju është kthyer në një letër e pavlerë.

Me dokumente të duar dhe akuza për abuzime, ata flasin për një afere korruptive ku sipas tyre është përfshirë nipi i një deputeti të mazhorancës.

“Është një nipi i një deputeti që është në Parlamentin e Shqipërisë"

Pronarët dhe drejtuesit e autobusëve thonë se i janë drejtuar edhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transporteve por edhe Kryeministrit Rama për të rishikuar vendimin.

"Kryeministri na ka kthyer këtë përgjigje, që pas 10 ditësh do tu kthejë përgjigje. 8 familje hidhen në rrugë".