‘Fëmija i Spanjës’/ Zbardhet i gjithë plani, ja si do të veprohet për shpëtimin e vogëlushit

Prej tetë ditësh një fëmijë 2 vjeçar ka rënë në një pus të gjatë prej 110 metrash, dhe ka ngecur në 60 metra thellësi.

E gjithë Spanja është e fokusuar me sy dhe veshë tek lajmet në lidhje me Julien, por jo vetëm.

Ekipi i shpëtimit ka hapur një tunel paralel dhe vetëm para pak minutash u bë e ditur se kishin arritur në 60 metra thellësi.

Angel Vidal, kreu i shëptimit, ka bërë me dije se në 12 orët e ardhshme do të bëhet e mundur ndërhyrja e minatorëve ku do të kërkojë për 2 vjeçarin.

Akoma nuk dihet nëse fëmija është i gjallë apo ka ndërruar jetë.

/Ariglon Pali/Syri.net/