Bisedimet për Kosovën 2019, mundësitë dhe kufizimet për Rusinë

Në fillim të vitit 2018 u duk se bisedimet për Kosovën po përparonin drejt fazës përfundimtare. Brukseli, nga ana e tij, raportoi triumfalisht për një farë vendimi (që në fakt nuk u prezantua kurrë publikisht) i cili der në fund të vitit do të kishte lejuar arritjen e një marrëveshjeje finale. Megjithatë, duke nisur nga vjeshta 2018, dialogu midis serbëve dhe shqiptarëve u zëvendësua gradualisht nga provokimet dypalëshe, me vendimin final, i cili nënkupton shkëmbime territoresh dhe demarkacionin, që po bëhet përherë e më pak i pranueshëm.

Basti mbi bisedimet teknike nuk mund t’i rezistonte testit të praktikës. Seria e veprimeve të ndërmarra nga Prishtina në vjeshtën 2018 dhe perceptimi i tyre nga Beogradi si akte jashtëzakonisht jomiqësore që i kërcënon direkt serbët faktikisht i futi në ngërç biosedimet midis Beogradit e Prishtinës, duke ekspozuar njëkohësisht paaftësinë e Bashkimit Evropian për të vepruar si ndërmjetësues efektiv i këtij procesi.

Aktivizimi i SHBA në Ballkan duket në dialogun greko-maqedonas; mundësinë e Maqedonisë për të hyrë në NATO; mesazhet dërguar Sarajevos; letrat e Trump për Vuçiç e Thaçin; mesazhet e hapura (publikuar në sitet zyrtare të ambasadave amerikane, rrjetet sociale) dërguar rregullisht rajonit. Të gjitha këto çojnë drejt faktit të SHBA po bëhet lojtari kryesor në marrëveshjet e ardhshme për çështjen e Kosovës.

Në përgjigje të përpjekjeve amerikane për t’u angazhuar në procesin e bisedimeve për Kosovën në pritje të përkrahjes nga Beogradi, Moska mund të ofrojë përhapjen e çështjes së Kosovës në një format të ashtuquajtur “paketë zgjidhjeve” të modeluar mbi “Konferencën e Paqes” me një numër lojtarësh të jashtëm: SHBA, Rusi, Kinë, Turqi, Francë, Gjermani, Itali, Britani e Madhe.

Takimi Putin–Thaçi në Paris në nëntor 2018 ishte një pikënisje e mirë për Moskën në fillimin e një numri iniciativash të jashtme që mund t’i japin një natyrë shumëdimensionale politikës ruse në Ballkan. Këto janë të nevojshme për t’ua marrë iniciativën amerikanëve, të cilët kërkojnë zgjidhje konsinstente, presuese, por formale për çështjet rajonale me perspektivë destabilizimi të Ballkanit në çfarëdo momenti të leverdisshëm për ta. Iniciativat mund t’i rikthejnë Rusisë statusin e dikurshëm të “krijuesit të një bote të re në Evropë” dhe kjo do të ishte e pamundur për t’u konkurruar nga skenarët demokratizimit të bazuar te forca.

Burimi: http://russiancouncil.ru/en/analytics-and-comments/analytics/negotiations-on-kosovo-2019-opportunities-and-limitations-for-russia/?fbclid=IwAR1xUgWTu7cL4vaQJWN_1mf4FZMtDPgfyRv01QTyMMbvrHqykq1_uGrYVxY