Nishani: Opozita ka projektuar një aksion të madh për rrëzimin e Edi Ramës

Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i zgjedhur pak ditë më parë në krye të Këshillit Kombëtar të PD, deklaroi se opozita po përgatitet për një aksion të madh popullor, me qëllim rrëzimin e Edi Ramës.

Ai tha se opozita nuk do të futet në zgjedhje me Ramën kryeministër, pasi ai është fajtori i situatës në të cilën ndodhet vendi.

‘Opozita ka projektuar nje aksion te madh, por qe nuk do te jete vetem ne nje dite. Sot u diskutua projekti qe do te kete shume elemente, qe ka si perfundim rrezimin e Qeverise. Zgjedhjet vendore? Eshte asgjesuar hapsira e nje gare te lire politike. Edi Rama eshte pergjegjes per kete situate’, deklaroi Nishani.