A do të synojë kreun e PD Bujar Nishani tani që u kthye në politikë? Ja përgjigja e ish-presidentit

Ish-presidenti i republikës Bujar Nishani, i cili para pak ditësh është kthyer sërish në politikë duke u zgjedhur dhe në kreu të Këshillit Kombëtar të PD-së, ka komentuar situatën politike brenda opozitës.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’, ish-kreu i shtetit i është përgjigjur pyetjes nëse do të synojë kreun e PD tashmë që është rikthyer në politikë?

Përgjigja e Nishanit ka qenë e prerë, ‘JO’.

‘Unë nuk kam asnjë lloj dileme që tu përgjigjen pyetjeve që kanë të bëjnë me pushtetin që lidhen me partinë. Nëse unë apo çdo anëtar i PD-së do të futet në diskursin e hipotezës së humbjes, e kemi shkatërruar panisur betejën tonë. Unë nuk kam synuar nuk do të synoj dhe nuk kam për ta synuar kurrë kreun e PD. Patjetër që zoti Basha do të zëvendësohet një ditë. Por askush nga anëtarët e PD nuk duhet të futet në diskursin e humbjes’, u shpreh Nishani.