Emigrantët dhe Afrika! Globalistët vs sovranistët!

Dikur i merrnin me zor nga Afrika për t’i kthyer në skllevër.

Sot, pasi mësuan rrugën, paguajnë para tek skafistët për të ardhur në Evropë dhe për t’u kthyer në skllevër me dëshirë.

Skllevër modernë, se po përdoren jo vetëm si krah i lirë pune, por edhe për interesat politike të globalistëve.

E gjitha kjo për të shpërbërë kombet!

Një popullësi pa identitet kombëtar i ka të gjitha gjasat të jetë i nënshtruar lehtësisht!

Njësoj si dikur në perandoritë e Romës, Bizantit apo Osmane. Heqja e identitetit, kombet i kthen në turma të manipuluara lehtësisht dhe të nënshtruara tërësisht.

Asnjëherë në histori turmat nuk kanë pasur sukses edhe kur kanë reaguar si të tilla. Kryengritja e fundit e tillë ka qenë ajo e Spartakut, që dihet si përfundoi dhe jetëzgjatja e saj ishte vetëm tre vite. Ndërsa lëvizjet kombëtare dhe sovraniste kanë sjelle jo vetëm ndryshimin e sistemeve në historinë njerëzore, por edhe demokracinë.

Ndërsa lëvizjet si ai i internacionalizmit proletar kanë pjellë veç diktatura dhe sisteme ku individi nënshtrohet më shumë se një skllav.

Prandaj për mendimin tim, lëvizjet dhe partitë sovraniste që po lindin dhe rriten në kontinentin Europian janë shpresë lirie dhe demokracie. Janë një dritë në fund të këtij tuneli të errët që globalistët duan t’ja mbyllin fundin.