Do habiteni! Ja për çfarë i shpenzojnë të pasurit paratë

Janë të shumtë individët që kanë pasuri "të çmendur" në llogaritë e tyre bankare. Shpenzimet e tyre janë kolosale, ku të gjithë bëjnë një jetesë luksoze.

E disa prej tyre u pëlqen që të investojnë nëpër biznese të ndryshme apo edhe për bamirësi. Llogaritë bankare e individëve të pasur, është rritur me 2% që nga viti i kaluar. Këtë e ka raportuar "Ëealth-X", një kompani që gjurmon pasurinë globale.

Në vitin 2018 kishte 23 milionë individë me vlerë të lartë neto të kombinuar me një vlerë neto prej 62 trilionë dollarësh.

Për çfarë i shpenzojnë paratë e tyre?

Njerëzit më të pasur në botë japin shumë nga paratë e tyre. Bamirësia është një nga prioritetet e të pasurve. Këtë e kemi parë edhe nga kronikat e publikuara në rrjetet sociale si Facebook apo Instagram.

Me këto vepra, këta njerëz u shtojnë pikë vetes së tyre, duke rritur edhe numrin e ndjekësve e më pas duke u shndërruar në njerëz publikë. Ka edhe nga ata persona ku bamirësinë e kanë pasion dhe e bëjnë sepse e ndiejnë, por nuk ndodh edhe përjshtimi i pjesës tjetër që e bëjnë për pak vëmendje mediatike.

Kush janë njerëzit më të pasur?

Shumica e të pasurve janë ende burra. Vetëm 16% e individëve me vlerë të lartë neto janë femra. Më shumë se 40% e tyre jetojnë në Amerikën e Veriut, ndërsa një e katërta jetojnë në Europë dhe një pjesë tjetër janë në Azi.

Shtetet e Bashkuara kanë më shumë individë me vlerë të lartë neto, ndjekur nga Kina, Japonia, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar. 10 vendet e para përbënin tre të katërtat e popullsisë globale me vlerë të lartë neto, dhe vetëm nën tre të katërtat e pasurisë së përgjithshme me vlerë të lartë në vitin 2018.

Qyteti i Nju Jorkut ka numrin më të madh të individëve me mirëqenie të lartë ndjekur nga Hong Kongu.

Por këtu nuk përjashtohet as Shqipëria, pasi janë të shumtë njerëzit e pasur. Këta të fundit kanë bërë edhe vepra bamirësie ku i kemi ndjekur edhe në rrjetet sociale, apo edhe në faqet e tyre personale. Kultura për të bërë bamirësi në Shqipëri është paksa më i tkurrur si fenomen, kjo pasi edhe vetë shoqëria shqiptare është e varfër ekonomikisht.

Pavarësisht të gjithave, sensibilizimi ndaj rasteve ekstreme, ku familje nga më të ndryshmet jetojnë në varfëri të skajshme, duhet thënë se shqiptarët e ndihmojnë shumë njëri-tjetrin. Shumë raste për ndihmë, janë publikuar edhe nga redaksia JOQ Albania dhe është vënë re që ka një shtim të sensibilizimit nga ana e njerëzve të thjeshtë që nuk kanë edhe shumë të ardhura.

Mesa duket ndjenja e mirë është më shumë nga personat që nuk kanë shumë gjëra në dorë, por që kanë dëshirat e mira dhe zemrën e bardhë.

Si i bënë paratë e tyre?

Vetëm një përqindje e vogël e njerëzve më të pasur në botë i kanë trashëguar paratë e tyre. Shumica janë përgjegjës për krijimin e një pjese ose të gjithë pasurisë së tyre, sipas raportit. 84% e individëve me vlerë të lartë janë bërë vetë të tillë.

Vetëm rreth 5% kanë trashëguar plotësisht paratë e tyre dhe rreth 12% kanë një pasuri që kombinon pasuri të trashëguar dhe të bërë vetë.

Raporti thekson se ndërkohë që pabarazia është rritur në dekadat e fundit, gjatë shekujve të fundit pasuria e trashëguar ka rënë dhe përqindja e individëve të pasur, të cilët e kanë bërë vetë veten të pasur vazhdon të rritet.

Ndër industritë që punojnë njerëzit e pasur janë, financa, biznesi dhe investimi, të cilat renditeshin të parat sipas raportit, ndjekur nga prodhimi, teknologjia, shërbimet e biznesit dhe ndërtimi.