A do të shpëtohet vogëlushi në Spanjë? Ja deri në çfarë faze ka shkuar gërmimi

E gjithë bota është mbërthyer nga lajmi i dhimbshëm i dy vjeç Julen i cili ka rënë në një pus prej disa ditësh dhe po punohet që të nxirret prej atje.

2 vjeçari ka rënë në një pus rreth 60 metra teksa deri më tani forcat e shpëtimit janë vetëm disa metra larg, por kanë hasur në territor të vështirë dhe ka zgjatur kohëzgjatjen e misionit të shpëtimit.

Momentalisht ata janë vetëm 5 metra larg dhe po mundohen që të funis ndonjë pajisje për të parë nëse ai është në atë lartësi apo jo.

Sa u përket familjarëve të tij, ata janë nën mbikqyrjen e psikologëve gjatë gjithë kohës pasi nga momenti në moment mund të merret lajmi nga Julen, por nuk dihet nëse është gjallë apo jo.

Sot është dita e tetë që vogëlushi ka rënë.

/Ariglon Pali/Syri.net/