VIDEO/ Momenti kur Mustafa Nano thotë se është gay: Hera e parë, me një djalë nga Kuçova

Analisti dhe gazetari i njohur, Mustafa Nano tronditi jo pak publikun me deklaratën e tij se kishte shkuar për herë të parë me një mashkull me emrin Mariglen dhe që ishte me origjine nga Kuçova.

Deklarata e tij u është bërë gjatë shfaqjes së tij “One man show”, në Teatër, ndërkohë që thënia e tij bëri xhiron e rrjetit.

“Panorama” ka siguruar videon e momentit ku Muç Nano ka bërë rrëfimin para spektatorëve të tij, këta të fundit kanë shpërthyer duke qeshur, teksa analisti ka treguar se Marigleni nga Kuçova ndodhen në sallë.

“Deri sa e bëra për herë të parë atje e kisha mendjen, tek hera ime e parë, çfarë pritmërie, çfarë këshërie epokale. Kurrë nuk ma kishte prerë mëndja se hera ime e parë do të ishte me një djalë nga Kuçova.

Me një djalë nga Kuçova që e quajnë Mariglen dhe që është këtu sot. (qesh) Ju nuk duhet të qeshni ma dogjët show-n”, ka thënë Mustafa Nano.