Mediat për Balilin/ Ja çfarë e lidh 'Eskobarin' me Italinë

Vetëdorëzimi i Klement Balilit në polici, të cilësuarit si “Eskobar i Ballkanit” dhe një nga personat i cili ishte në top listën e më të kërkuarve te Shqipërisë ka marrë vëmendjen e mediave të huaja. Këtë here është media italiane ajo që i ka kushtuar një vëmendje te veçante atij që njihet edhe si Robin Hood i kohëve moderne, ku “Corriere Della Sera” dhe “Milano Today” janë përqendruar të dyshimet për trafikun e drogës drejt Italisë.

Të përditshmet e vendit fqinj përshkruajnë vetëdorëzimin e Balilit pa asnjë incident, kushtet e vendosura prej tij, si dërgimi në qeli pa dhunë dhe që vetëdorëzimi i tij të mos faturohej si një meritë e policisë.

"Pjesa me interesante nis tani. Balili është një njeri i rëndësishëm në Shqipëri dhe që njihet si një njeri që mban shumë sekrete", shkruan “Corriere dell Sera”.

Kjo e perditeshme ka shkruar per Klement Balilin që ne vitin 2016 kur  ne greqi ishte skuestruar një sasi e madhe marijuane dhe sipas Gurdia Di Finazes kishte destinacion Italine, qytetin e Milanos. Hetuesit ishin te sigurt se pas saj fshihej Balili, i cili zakonisht vizitonte disa zona te Italise dhe që perdorte, sipas gazetes, emra te ndryshem edhe apartamente si baza të droges.

Sipas Milano Today, Balili kishte në dispozicion në Lombardi një "rrjet" punonjësish për shperndarjen e marihuanës, ata do të kontrolloheshin drejtpërdrejt prej tij, veçanërisht në provincën e Pavia por edhe Abbiategrasso dhe rrethinat e saj.

Media italiane e cileson Balilin, si një eksponent kriminal klasik shqiptar te vitet '90 në Milano (dhe pjesa tjetër e Italisë) duke sjellë vajza, shpesh të mitur, për t'i bërë ata prostituta dhe pastaj per te investuar të ardhurat në trafikun e drogës.

E perditshmja prestigjoze italiane Corriere Della Sera pershkruan gjithashtu edhe ngjitjen e shqiptareve ne majat me te larta te kriminalitetit dhe lidhjet me mafian italiane. Nga trafiku marijuanes ne ate te kokaines dhe bashkepunimin me kolumbianet.

Balili kishte arritur të rriste aktivitetin kriminal, i mbuluar nga njerez e fuqishem te qeverise shqiptare dhe i sigurt për mbështetjen në Milano. Tani pas dorezimit te tij do te shihet nese lidhjet do te qëndrojne te heshtuara, apo per te mbrojtur dike apo dicka do te nis te flitet, ose do te terheq pas vetes dike tjetre por ke?", shkruhet te e perditshmja Corriere Della Sera.